Connect with us

Meta mesazh ngushëllimi homologut grek: Jemi me qytetarët e prekur dhe shtetin mik

Kuriozitete

Meta mesazh ngushëllimi homologut grek: Jemi me qytetarët e prekur dhe shtetin mik

Meta mesazh ngushëllimi homologut grek: Jemi me qytetarët e prekur dhe shtetin mik

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij grek Prokopis Pavlopoulos për situatën e shkaktuar në këtë vend nga reshjet dhe përmbytjet.

Në mesazhin e tij, Meta shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së disa qytetarëve në këtë fatkeqësi natyrore dhe shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me popullin grek.

“I nderuar Zoti President. I tronditur dhe me trishtim të thellë kam ndjekur lajmet për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.

Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek.

Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë”, shkruan Meta. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top