Connect with us

Moment prekës: Njerku i kërkon vogëlushes që të bëhet vajza e tij përgjithmonë (Video)

Kuriozitete

Moment prekës: Njerku i kërkon vogëlushes që të bëhet vajza e tij përgjithmonë (Video)

Në këtë video do të shihni momentin prekës ku dhëndri i kërkon vajzës së bashkëshortes së tij që të jetë fëmija e tij për jetë.

Siç shihet edhe nga pamjet, ai i jep edhe një unazë në shenjë betimi gjatë dasmës me nënë e saj në Brazil.

Duke u ulur në gjunjë përpara vajzës, Diogo Bolant, 37 vjeç surprizoi 6-vjeçaren Isadora me një pyetje të mrekullueshme.

“Dua të të kërkoj diçka,” tha ai me gjestin prekës përpara altarit në dasmën plot me të ftuar në Sao Paolo. “A pranon të bëhesh vajza ime përgjithmonë?” pyeti ai Isadorën.

6-vjeçarja shpërtheu në lot nga emocionet kur unaza u vu në gishtin e saj dhe përqafoi menjëherë babanë e ri, përcjell Shekulli. Vajza nuk nguroi t’i thoshte “Po” njerkut të saj, i cili po martohej me të ëmën Nicole de Souza.

E ëma është shprehur se vajza e saj e ka babanë biologjik dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të, por edhe Diogo është tashmë për të një prind, pasi e pëlqen shumë Isadorën.

“Isadora ka një marrëdhënie të shumë të afërt me babanë e saj biologjikë dhe asgjë nuk do të ndryshojë”, ka shtuar ajo.

Videoja është publikuar një javë më parë dhe ka marrë më shumë se 9 milionë shikime, si dhe mijëra komente pozitive.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top