Connect with us

“MOS I LINI ORËT E MËSIMIT SE DO NGELENI ANALFABETË”, SHERR MES XHENIT DHE DAMIANOS

Kuriozitete

“MOS I LINI ORËT E MËSIMIT SE DO NGELENI ANALFABETË”, SHERR MES XHENIT DHE DAMIANOS

“MOS I LINI ORËT E MËSIMIT SE DO NGELENI ANALFABETË”, SHERR MES XHENIT DHE DAMIANOS

Një sherr është ndezur ditën e sotme mes dy ish- banorëve të Big Brother 9 pas një statusi të Damianos të cilin Xheni mendoi se i drejtohej asaj dhe me anë të një postimi në Instastory i drejtohej Damianos duke i thënë se po të ishte mashkulli i fundit në botë, ajo nuk do e zgjidhte. Pas replikës së Xhenit nuk mund të mungonte edhe përgjigja e Damianos.

Ai është shprehur se nuk ka lidhje fare me dy personazhet në fjalë por është vetëm citimi i një pjese të këngës së tij të re. Gjithashtu ai shton se ka respekt si për Xhenin ashtu edhe për Benardin.

"Ju kam thënë mos i lini orët mësimit, se do mbeteni analfabet. Sa për sqarim, postimi më parë nuk ka lidhje fare, me personat në fjalë, por është teksti i këngës që po përgatitet. Të jeni të bindur që nëse unë do merresha me të shkuarën, kam nga një rresht për secilin.

Dhe nuk do prisja tani mbas kaq muajsh të merresha me të tilla idiotësira. Fëmijët flasin në ajër dhe ne të mëdhenjtë ju hapim rrugën, sepse janë fëmijë dhe asgjë nuk ju merret për keq.

Unë si Damiano në çdo intervistë publike kam shprehur respekt për personat në fjalë. Dhe më vjen keq që bëhen postime të tilla nëpër Insta Story. Sa mirë do ishte që në fillim, të konsultohesh me mua pastaj të postosh çfarë të duash. Nëse arrin të ofendosh dikë tregon që je e dobët dhe nuk ke fuqi. Fëmijët qajnë dhe ofendojnë kur diçka nuk ju shkon", shkruan Damiano.

Ndërsa në një foto tjetër të postuar në Instagram Damiano ka treguar mesazhin që i ka dërguar Xhenit duke e sqaruar se statusi i tij nuk kishte lidhje me të.

Kujtojmë se në Big Brother Xhenit ju desh të zgjidhte midis Benardit dhe Damianos për të vazhduar lojën si çift dhe ajo zgjodhi Benardin, me të cilin vazhduan lidhjen disa muaj edhe pas daljes nga shtëpia. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top