Connect with us

I moshuari që ngjan si fëmijë 5 vjeç

Kuriozitete

I moshuari që ngjan si fëmijë 5 vjeç

Duke e parë nga mbrapa Basori Lal mund të ngatërrohet me një fëmijë sepse është vetëm 75 cm i gjatë , por në fakt është 50 vjeç.

Ai është shumë i famshëm në fshatin e tij në  provincën Madhya Pradesh, India, për shkak të trupit të tij jo të madh. Basori thotë se kur ka qenë fëmijë tallej nga shokët, por tani cilësohet si një hero nga familja e tij.

Basori jeton në një shtëpi së bashku me vëllain e tij Gopi Lal dhe me gruan e vëllait të tij, Satia Bai, të cilët janë në foto me të. Të afërmit thonë se Basori  kur ishte fëmijë nuk dallohej nga moshatarët e tij, por kur ai i mbushi 5 vjeç e kishin vënë re se ai nuk po rritej si të tjerët

Vëllai i tij, Gopi Lal, 55, thotë se ndihet i bekuar që e ka atë. “Njerëzit nga fshatra të ndryshëm vijnë në shtëpinë tonë për të parë vëllain tim. Ky është një bekim për ne. Ne ndihemi krenar se njerëzit e duan dhe kujdesen për Basori”, tha Gopi Lal.

Ndërsa, vet Basori thotë se ai është i kënaqur me shtratin e tij të pazakontë. Ai tha:-“Unë nuk kam një problem me lartësinë time. Unë punoj, jetoj dhe fle si njerëzit e tjerë. Unë gjithashtu ha si njerëzit normalë”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top