Connect with us

MUNGUAN NË HOMAZHET E KOMPOZITORIT LALO, REVOLTOHET KËNGËTARI: RENDIN PAS DASMAVE “VIP”

Kuriozitete

MUNGUAN NË HOMAZHET E KOMPOZITORIT LALO, REVOLTOHET KËNGËTARI: RENDIN PAS DASMAVE “VIP”

MUNGUAN NË HOMAZHET E KOMPOZITORIT LALO, REVOLTOHET KËNGËTARI: RENDIN PAS DASMAVE “VIP”

Para dy ditësh u nda nga jeta një nga kompozitorët më të mkirë shqiptar Aleksandër Lalo, si pasojë e një ataku kardiak. Ditën e djeshme u mbajtën homazhe në hollin e RTSH-së rreth orës 11:00 ku figura të rëndësishme të artit por jo vetëm, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Një nga këngëtarët e njohur shqiptar Sidrit Bejleri, duket se është revoltuar pasi disa “yje” të “showbizit” shqiptar siç i quan ai nuk kanë shkuar për t’i bërë homazhe kompozitorit të madh. Sidrit iu drejtohet atyre që rendin me vrap të shkojnë në dasmat vip, dhe nuk kanë kohë për të nderuar maestron.

“Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.

E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë. Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë. E kam sërish me “çapaçulët” kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.

Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë. Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa….dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…TURP!!! Kujt t’i djegë le ta mbajë”, ka shkruar Sidriti në Facebook. /bl/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top