Connect with us

Ndalohen 5 persona me armë dhe lëndë narkotike, njëri prej tyre i kërkuar ndërkombëtarisht

Kuriozitete

Ndalohen 5 persona me armë dhe lëndë narkotike, njëri prej tyre i kërkuar ndërkombëtarisht

Ndalohen 5 persona me armë dhe lëndë narkotike, njëri prej tyre i kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Shtetit ka ndaluar një person të shpallur në kërki, i cili pritet të ekstradohet për në Itali.

Bëhet fjalë për Arben Elezaj, 45 vjeç banues në Kodër Kamëz. Ndalimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Muriqan Shkodër.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro, në Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Krime ndaj të miturve" dhe "Pjesëmarrje në organizatë kriminale".

Ndërkoëh, policia ka ndaluar edhe katër shtetas të tjerë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Më konkretisht, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me FNSh, është ndaluar Eduart Havalja, 40 vjeç, banues në fshatin Cërujë-Klos. Gjatë konktrolleve në banesën e tij janë gjetur 1 automatik kallashnikov, me krëhër, 1 pistoletë tip 'Beret', 1 thikë, 3 granata ofensive dhe 2 kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Në lezhë ndërkohë është ndaluar shtetasi Emiliano Arapi, 18 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik.

Një 24-vjeçar, Rafael Lazri, 24 vjeç, banues në Troshan të Lezhës është ndaluar po ashtu pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal, iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri 'Glock' me 27 fishekë, si dhe disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva.

Gjatë natës së kaluar si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qera nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatike, tip "Scorpion", kalibër 7.65 mm, 1 krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm, Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top