Connect with us

Ndalohet një banor gjatë protestës në Himarë, tentoi t’i vinte flakën autobotit të gazit

Kuriozitete

Ndalohet një banor gjatë protestës në Himarë, tentoi t’i vinte flakën autobotit të gazit

Ndalohet një banor gjatë protestës në Himarë, tentoi t’i vinte flakën autobotit të gazit

Policia ka ndaluar sot një prej banorëve protestues në Himarë, pasi tentoi që t’i vinte zjarrin një autoboti me gaz, me qëllim që të parandalohej shembja e banesave.

Në aksionin në fjalë, ku do të shemben 24 banesa, të pranishme për mbarëvajtjen e situatës janë angazhuar 163 forca policore si dhe 10 janë grupe të FNSH-së, si edhe shërbime të tjera Policore prej DVP.Vlorë, prej Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.

Shembja e disa ndërtimeve në Himarë bëhet për t’i hapur rrugë projektit të qeverisë në kuadër të rivitalizimit te planifikimit urban të qendrës së qytetit.

Vazhdimisht banorët e kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave, duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut.

Në fakt, një situatë e tillë ka sjellë më herët edhe reagime të shumta të Greqisë. Ky shtet pretendon se prishja po bëhet selektive, dhe nga ky operacion po preken familjet e komunitetit grek. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top