Connect with us

Ndjekje për orë të tëra, bllokohet në Greqi gomonia e ngarkuar me drogë në brigjet shqiptare

Kuriozitete

Ndjekje për orë të tëra, bllokohet në Greqi gomonia e ngarkuar me drogë në brigjet shqiptare

Ndjekje për orë të tëra, bllokohet në Greqi gomonia e ngarkuar me drogë në brigjet shqiptare

Një gomone e mbushur me kanabis sativa, është bllokuar nga policia greke. Mësohet se gjatë një operacioni ndjekjeje i zgjatur për thuajse 24 orë, pasditen e së shtunës u bë bllokimi i mjetit lundrues dhe arrestimi i tre personave.

Në mesin e të arrestuarve janë dy shqiptarë dhe një grekë, të cilët u kapën në gomomen e ngarkuar me drogë.

Mësohet se ndjekja e mjetit lundrues nisi në ishullin e Korfuzit dhe përfundoi në ishullin Kea, përballë Athinës.

Bëhet e ditur se në ndjekje e sipër pati dhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar.

Dyshohet se gomonia me tre motorë të fuqishëm është ngarkuar me kanabis gjatë mbrëmjes së të premtes në brigjet shqiptare. Autoritetet greke pritet të dalin në orët në vijim me deklaratë dhe emrat e të arrestuarve. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top