Connect with us

Ndodhi në vendin tonë, pas konfliktit mes 2 personave qëllohet me armë zjarri

Kuriozitete

Ndodhi në vendin tonë, pas konfliktit mes 2 personave qëllohet me armë zjarri

Ndodhi në vendin tonë, pas konfliktit mes 2 personave qëllohet me armë zjarri

Një person në Durrës kërcënohet nga një shtetas ku ky i fundit qëllon në ajër me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19: 20, në lagjen Nr. 16.

I dyshuari i identifikuar si Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës, është arrestuar nga Policia.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti me 22-vjeçarin R.B., 22 vjeç, banues në Durrës, ku ky i fundit është kërcënuar me armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Grupi hetimor vijon në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pyetjen e autorit të dyshuar dhe të dëshmitarëve okularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"," Kanosja" dhe" Prishja e rendit dhe e qetësisë publike"./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top