Connect with us

Ndreu: Nuk kam kërcënuar askënd. Salianji: Dikur ishe ujk, sot je bërë kunadhe

Kuriozitete

Ndreu: Nuk kam kërcënuar askënd. Salianji: Dikur ishe ujk, sot je bërë kunadhe

Ndreu: Nuk kam kërcënuar askënd. Salianji: Dikur ishe ujk, sot je bërë kunadhe

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur deputetit socialist Pjerin Ndreu pas deklaratave të fundit të bëra nga deputeti socialist se ai nuk e kishte kërcënuar askënd.

Në një postim në Facebook, Salianji shprehet se Pjerini sipas tij e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nëna. Gjithashtu ai shprehet se Ndreu dikur ishte ujk malësie, por qyteti e ka zbutur, kurse politika e ka bërë kunadhe.

“Mbarështuesi i kastravecave zoti Ndreu, më ka kërcënuar dhe më ka lënë pa gjumë… dhe kështu, i shqetësuar nga kastravec rritësi, mendova njëherë ti shkruaj një letër të hapur, kryekastravec rritësit të atdheut tonë, që të më çojë nja dy roje nga 100 rojet e veta të Gardës… mirëpo kur i kishte shkuar në vesh kryeministrit kastravecrritës kërkesa ime, më çoi fjalë e më tha se: Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana…

Sepse është malësor i zbutun dhe ka dëshirë ti ulërijë Hënës si dikur kur ishte ujk Malësie, po qyteti e ka zbut, kurse politika e ka bërë kunadhe… kaq për sot Pjerin”, shkruan Salianji.

Më herët deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar pas deklaratës së deputetit demokrat Ervin Salianjit, se është kërcënuar nga ai gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Sigurisë. Në një reagim të tij Ndreu tha se gjatë mbledhjes ka bërë shaka dhe nuk do ta rrahë, ndërsa shton se nuk ka kërcënuar askënd.

“E para nuk kam kërcënu askënd, por po bënim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjëherë e merr seriozisht! E dyta unë e kuptoj se ka deputete delirantë që kërkojnë alibi për ndonjë medalje në politikë dhe mezi presin të bëjnë kastravecin dhe viktimën.

Por të rrinë të qetë se nuk japim kënaqësinë që kërkojnë me ngulm duke provokuar në çdo rast. Ne do vazhdojmë punën pa u provokuar nga askush duke i lënë këta ekzemplar që stërmundohen të imitojnë dikë e të qurraviten para kamerave me kërcënime që nuk ekzistojnë”, shkruan Ndreu. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top