Connect with us

Në kërkim për trafik droge, gjykata merr vendimin e rëndësishëm për ish-zyrtarët e policisë

Kuriozitete

Në kërkim për trafik droge, gjykata merr vendimin e rëndësishëm për ish-zyrtarët e policisë

Në kërkim për trafik droge, gjykata merr vendimin e rëndësishëm për ish-zyrtarët e policisë

"Arrsest me burg", kjo është masa e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dy nga tre ish-zyrtarët e Policisë, përkatësisht ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çelën dhe ish-shefin e Krimeve në këtë qytet Gjergj Kohilën.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga Gjykata, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, ndaj dy ish-zyrtarëve të shpallur në kërkim prej javësh nën akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës me grupin Habilaj.

Për të dy është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë, teksa deri më sot ndaj tyre ishinishin në fuqi dy urdhër-ndalimi të lëshuara nga Prokuroria.

Mbi dy oficerët e lartë të policisë rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë që pritet që gjykata në ditët në vijim të caktojë edhe masën ndaj Sokol Bodes, tjetër ish-zyrtar i policisë i shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top