Connect with us

Në pritje të fëmijës së tretë, William dhe Kate tregojnë emrat e preferuar

Kuriozitete

Në pritje të fëmijës së tretë, William dhe Kate tregojnë emrat e preferuar

Në pritje të fëmijës së tretë, William dhe Kate tregojnë emrat e preferuar

Dukesha Kate do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë në prill të vitit 2018. Nuk dihet ende gjinia e bebes, por që tani kanë filluar aludimet për emrin që mund t’ia vendosin vajzës apo djalit.

Në fakt prindërit e bebes, kanë tre emra të preferuar që mes tyre mendohet se do të zgjidhet edhe emri i princit apo princeshës.

Sipas Harper’s Bazzar, emri i fëmijës së tretë mund të jetë, Alice, Victoria, ose Arthur. Shumica prej nesh mezi po presim që të njohim pjestarin më të ri të familjes mbretërore.

Dukesha Kate me daljet e saj të fundit në publik duket se e ka hedhur pas krahëve sëmundjen e mëngjesit që prek vetëm 3% të grave shtatzënë.

Së fundmi ajo u pa pranë princ William dhe princ Harry-it në stacionin e trenit “Paddington” në Londër për të takuar kastin e aktorëve dhe ekuipazhin e filmit që do publikohet së shpejti, ‘Paddington 2’.

Kate dukej shumë elegante, e veshur me një fustan rozë të lehtë të kombinuar nga këpucë dhe çantë të zezë. Flokët i kishte si gjithnjë të lëshuara me onde shumë natyrale, e ndërsa rripi i zi në bel ia vinte më shumë në pah barkun e fryrë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top