Connect with us

Nëna ushqen ende me gji trinjakët e saj 5-vjeçarë, tregon arsyen përse e bën këtë

Kuriozitete

Nëna ushqen ende me gji trinjakët e saj 5-vjeçarë, tregon arsyen përse e bën këtë

Një nënë australiane ka treguar publikisht arsyen se përse vazhdon të ushqejë me gji trinjakët e saj, edhe pse janë në moshën tre vjeçare.

Davina Wright, e cila jeton në Hong Kong me bashkëshortin e saj Jason, u ka dhënë gji fëmijëve të saj Connor, Willoë dhe Summer që kur lindën.

47-vjecarja shprehet se lodhet teksa ushqen fëmijët e saj me gji disa herë në ditë, por ajo beson se janë fëmijët ata që duhet të vendosin se kur duhet ta ndalojnë këtë.

“Do isha e lumtur nëse ata heqin dorë, por është vendimi i tyre dhe unë do vazhdoj t’i ushqej me gji derisa ta lënë vetë”, thotë Wright. Gjithashtu, ajo shton se dy fëmijët e saj të mëdhenj e lanë vetë ushqyerjen me gji kur ishin 14 muajsh dhe ajo pret të njëjtën gjë edhe nga trinjakët e saj.

“Ka raste kur ata duan të ushqehen dhe unë u them “jo”, por ata nuk marrin vesh. Vijnë dhe më tërheqin nga rrobat në përpjekje për t’u ushqyer. Gjithsesi, unë e shijoj lidhjen që ndjej kur ushqej me gji fëmijët e mi para se të flenë. Gjithsesi, fëmijët e dinë që ky është një “sekret” i yni. Ata nuk u kanë treguar shokëve që vazhdojnë të ushqehen me gji, pasi nuk duan që ata t’i tallin. Gjëja më e mirë është që ata shprehin kënaqësi kur ushqehen dhe ma thonë shpesh këtë gjë. Dhe unë sigurisht që ndjehem e lumtur që ata kënaqen. Kur njerëzit kritikojnë, unë u kujtoj atyre se dashuria, lumturia dhe lidhja që ndjej me fëmijët kur i ushqej me gji është gjëja më e mirë që mund të mbajmë mend nga njëri-tjetri”, përmbyll nëna e trinjakëve.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top