Connect with us

‘Një letër e hapur për gruan që më shkatërroi familjen’

Kuriozitete

‘Një letër e hapur për gruan që më shkatërroi familjen’

Pasi zbuloi se bashkëshorti e tradhëtonte, kjo grua bëri atë që shumë s’kanë guxuar!

Një grua që zbuloi se bashkëshorti i saj e tradhëtonte ka bërë atë që shumë të tjera nuk guxojnë ta bëjnë. Shkrimtarja dhe trajnerja Carlie Maree i ka shkruar një letër të hapur të dashurës së burrit të saj, ku i tregon që solli kjo lidhje në familjen e tyre.

Ajo tregon për Daily Mail se u njoh me bashkëshortin në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2011. Pas sjelljes në jetë të vazjës në vitin 2013, Carlie zbuloi se ai e tradhëtonte. Dhe gati një vit më pas, ajo i shkroi një letër gruas që e ndihmoi burrin e saj të shkatërronte martesën dhe familjen.

Një vit më parë ti më dërgove mua një e-mail që do prekte jetën e disa njerëzve: Timen, të vajzës time 2-vjeçare, të bashkëshortit tim dhe të miqve apo familjarëve tanë. Detajet me të cilat ti përshkruaje marrëdhënien dukej sikur ishin vendosur aty qëllimisht për të shkaktuar dhimbje. Ti e dije shumë mirë se çfarë do duhej të lexonte një grua për t’i dhënë përfundimisht martesës. Dhe këtë gjë bëre! Ndonjëherë mendoj se sa nga gjërat që humbi tek unë, ai mund t’i ketë gjetur tek ty. Dikur, dhe unë isha një bjonde simpatike me fund të shkurtër prapa një banaku. Por, 10 vitë më vonë isha nëna e veshur me tuta sportive dhe sy të fryra nga nata e pagjumë dhe fëmija i sëmurë që qante. Supozohej që ai të dashurohej njësoj edhe me këtë version timin

Nëna e një vajze 2-vjeçare, ka shpjeguar për Daily Mail se këtë gjë nuk e bëri për hakmarrje. Ajo nuk i uron asgjë të keqe të dashurës së tij, pavarësisht se qëllimet e kësaj të fundit ishin t’i shkatërronte familjen. “Në fund të fundit, ajo është thjesht një person që u dashurua me personin e gabuar. E shkruajta këtë letër për veten time, dhe jo për atë”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top