Connect with us

Një person në Korçë kryen vepra të turpshme me një vajzë të mitur

Kuriozitete

Një person në Korçë kryen vepra të turpshme me një vajzë të mitur

Një person në Korçë kryen vepra të turpshme me një vajzë të mitur

Një person në Korçë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të mitur.

Gjatë ditës së sotme i’u referuan materialet Prokurorisë së Korçës për shtetasin Xhevat G, 25 vjeç, banues në Korçë pasi dyshohet se në banesën e vajzës së mitur 12 vjeçe ka kryer veprime të turpshme.

Fillimisht e mitura nuk ka treguar asgjë për shkak se i ka ardhur turp, por pasi kanë kaluar disa ditë ka vendosur që t’i rrëfejë nënës së saj eksperiencën e keqe, duke bërë që kjo e fundit ta shoqërojë të bijën në komisariat për të bërë kallëzimin.

E mitura ka deklaruar para uniformave blu se 25 vjeçari më datë 1 nëntor duke përfituar nga rasti se vajza ka qenë vetëm në banesë e ka prekur atë në pjesët intime, por në sajë të rezistencës së saj ka mundur të shpëtojë.

Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të tjera nga ngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vepra të turpshme”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top