Connect with us

Një qytet të tërë i mbuluar me shkumë, “Ofelia” tmerron britanikët

Kuriozitete

Një qytet të tërë i mbuluar me shkumë, “Ofelia” tmerron britanikët

Një qytet të tërë i mbuluar me shkumë, “Ofelia” tmerron britanikët

Stuhia “Ofelia” ka shkaktuar disa fenomene të rralla në Britani, duke përfshirë diellin e kuq dhe qindra zogj që fluturonin rreth e rrotull në qiell pak para goditjes së stuhisë.

Por pamjet nga Cleveleys, Lancashire, kanë treguar një tjetër ngjarje të çuditshme, një qytet të tërë i mbuluar me shkumë.

Për shkak të erërave të fuqishme dhe shkumës së detit, rrugët dhe ndërtesat janë mbuluar me shkumë duke vështirësuar edhe shumë kushtet e drejtimit të mjeteve.

Ngjarja e çuditshme u vërtetua kur “Ofelia” goditi Irlandën dhe Britaninë e Madhe me erëra deri në 100 kilometra në orë.

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një grua në moshën 50 vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve pas stuhisë që goditi Ishujt Britanikë.

Sipas zyratarëve policorë, gruaja vdiq pasi një pemë ra në makinën e saj. Rreth 360,000 shtëpi dhe biznese në Republikën Irlandeze dhe 1,300 në Irlandën e Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top