Connect with us

Njëvjeçari zorrëtharë gjendet i gjallë, pasi ngeli i vetëm 4 ditë që nga vrasja e nënës (Video)

Kuriozitete

Njëvjeçari zorrëtharë gjendet i gjallë, pasi ngeli i vetëm 4 ditë që nga vrasja e nënës (Video)

Një djalë i vogël është shpëtuar nga ushtarët irakianë në një shkollë të bombarduar në Mosul, pasi ka mbijetuar i vetëm për katër ditë.

Në pamjet e publikuara në internet, shihen ushtarët irakianë duke hequr pluhurin nga trupi i njëvjeçarit, nëna e të cilit besohet të jetë vrarë në luftën e vazhdueshme ndërmjet terroristëve të ISIS’it dhe trupave qeveritare irakiane.

Fëmija zorrëtharë dhe duke qarë është gjetur teksa ushtarët irakianë kanë hyrë në zonën e Qytetit të Vjetër, që përbën bastionin e fundit të ISIS’it në Mosul, transmeton Gazeta Express.

Një ushtar dëgjohet duke shpjeguar se djali i vogël nuk ka ngrënë për disa ditë, dhe se nëna dhe gjyshi i tij, në mesin e të tjerëve, janë vrarë në shkollën në lagjen e Bab Sinxharit.

Forcat irakiane kanë nisur të dielën një ofensivë për të rimarrë Qytetin e Vjetër, distriktin e vetëm nën kontrollin e terroristëve në Mosul.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top