Connect with us

Njihuni me parkun në të cilin vizitorët mund të “lahen” me krokodilë mbi pesë metra të gjatë dhe që peshojnë 900 kilogramë (Foto)

Kuriozitete

Njihuni me parkun në të cilin vizitorët mund të “lahen” me krokodilë mbi pesë metra të gjatë dhe që peshojnë 900 kilogramë (Foto)

Të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë adrenalinën dhe të mos frikësohen se mund t’ju ndodh diçka e keqe, atëherë patjetër duhet ta vizitojnë parkun “Crocosaurus Cove” në Darwin të Australisë, ku të gjithë do të kenë rastin të zhyten në ujë dhe të argëtohen me krokodilë.

Nuk bëhet fjalë për krokodil të rëndomtë, por për ata gjigant që janë mbi pesë metra të mëdhenj dhe kanë dhëmbë të mprehtë, transmeton Telegrafi.

Parkun “Crocosaurus Cove” ndryshe i njohur si “Kafazi i Vdekjes”, mund të vizitojnë të gjithë ata që dëshirojnë të zhyten dhe të argëtohen me krokodilë.

Ata mbrohen nga disa “kafaze” të qelqtë, të cilët u mundësojnë vizitorëve të shohin nga afër pjesët e trupit të krokodilëve,

Por është interesant fakti se si të gjithë krokodilët janë më të mëdhenj sesa ata që zakonisht gjenden nëpër kopshte zoologjike, dhe secili prej tyre peshon mbi 900 kilogramë. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top