Connect with us

Nuk do të rrah më, 3 vite burg i bëra vetëm për ty”, 49-vjeçari i lutet gruas ta falë..

Kuriozitete

Nuk do të rrah më, 3 vite burg i bëra vetëm për ty”, 49-vjeçari i lutet gruas ta falë..

Dhuna në familje nuk ka të ndalur, por mesa duket sot dikush qenka penduar dhe kërkon falje për çka ka bërë.

“Zënkat kanë nisur për shkak të kushteve ekonomike, jeta jonë u prish, isha i papunë nuk kisha çfarë të bëja, jam munduar të mos e rëndoja situatën. Kërkoj falje për çdo gjë që ka ndodhur”, është shprehur 49-vjeçari në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

I penduar dhe i përmalluar për fëmijët të cilët nuk i sheh prej tre vitesh, Shpëtim Laci tregoi gjithçka kishte ndodhur me të.

“Unë jam sjellë në mënyrë të rregullt. Nuk e kam dhunuar aq sa thuhet. Ata e kanë rënduar shumë situatën. E pranoj që kam gabuar, por 3 vite burg i kam bërë padrejtësisht. Sot jam i lirë, por s’bëj as 2 orë gjumë.

Jam i mërzitur dhe nuk e dua jetën time, vetëm të shoh 3 fëmijët. Dua të shoh nënën e tyre. Prej meje nuk i preket më as qimja e flokut. Tani kam mësuar se çfarë do të thotë dhunë në familje dhe jam shumë i penduar. Nuk e rrah më!”- është shprehur ai.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top