Connect with us

“Nuk u lodhe duke ndërru dashnorë”, reagon Hygerta Sako pas deklaratës së Stresit

Kuriozitete

“Nuk u lodhe duke ndërru dashnorë”, reagon Hygerta Sako pas deklaratës së Stresit

“Nuk u lodhe duke ndërru dashnorë”, reagon Hygerta Sako pas deklaratës së Stresit

Nuk ka vonuar reagimi i moderatores së njohur Hygerta Sako, pas deklaratës së këngëtarit të muzikës rap, Stresi duke thënë madje “nuk u lodhe duke ndërru dashnorë përditë”.

Debati lindi pas intervistës së moderatores Sako në emisionin “Thumb”, ku e pyetur për muzikën hip-hop tha se nuk e ndjek një rrymë të tillë duke e cilësuar muzikën e Stresit si “një muzikë që të përdhunon veshët”.

E pikërisht për këto deklarata, Stresi shkroi në rrjetet sociale: “Disa do thonë ky është i trashë nuk hec me kohën , ndërsa un do them për ju a nuk u lodhët duke ndrru dashnorë përditë”

Për të sheshuar këtë debat, Hygerta Sako thotë për blitz.al se ka marrë vendim të mos japë më intervista këtej e tutje. Kjo pasi sipas saj, mediat dhe portale të caktuara keq interpretojnë deklaratat e saj për disa klikime.

“Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të degjoje intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për muzikën rap. Dhe në fund të fundit kam të drejten time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e ketyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr vendimin që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen.Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!” thotë moderatorja e njohur (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top