Connect with us

Nusja nga Kuçova “spanon” vjehrrën nga Saranda, prezantuesja ndërpret emisionin live

Kuriozitete

Nusja nga Kuçova “spanon” vjehrrën nga Saranda, prezantuesja ndërpret emisionin live

Vijon saga e sherrit për kujdestarinë e Argentinit, fëmijës së Eglantinës dhe ish-bashkëshortit të saj. Teksa Armando nuk flet shumë, është mamaja e tij, Natasha nga Saranda, ajo që në emisionin “Me zemër të hapur”, nuk i ka përmbajtur emocionet e saj.

Tashmë kujdestaria e vogëlushit i përket të ëmës, Eglantinës nga Kuçova, por Natasha shprehet se i vogli dhunohet nga gjyshi, e për këtë i është dashur të thërrasë në emision edhe edukatoren e nipit.

Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që mes të dyjave, edhe një herë të nisë sherri keq. Natasha është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar panelit të juristes dhe avokates, ndërsa Eglantina s’e ka ruajtur dot qetësinë, por ka nisur sulmin verbal ndaj vjehrrës.

Tepër e revoltuar, Natasha dhe Armando kanë nisur të tregojnë video të djalit live në emision, çka e ka detyruar drejtuesen e emisionit të ndërpresë transmetimin.

Gjeni një pjesë nga sherri nuse-vjehrrë në videon e mëposhtme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top