Connect with us

I ofenduan për shkak të peshës, këto shoqe sot kanë trup perfekt

Kuriozitete

I ofenduan për shkak të peshës, këto shoqe sot kanë trup perfekt

Disa shoqe të cilat u abuzuan në Instagram për shkak të peshës së tyre, tani kanë nisur një fushatë pozitive inspiruese për të gjitha ato femra që duan të ndryshojnë trupin e tyre.

Disa muaj më parë, Georgia Gibbs, një modele nga Australia, mori vëmendje në rrjete sociale pasi u kritikua shumë pas një fotografie që e publikoi në Instagram.

Përdoruesit iu gjuajtën fotografisë së saj për ta akuzuar Georgian, një modele me peshë më të madhe se modelet e zakonshme, në të cilën ajo shihej duke me shoqen e saj për ta bërë veten të dukej më e hollë, transmeton Gazeta Express.

Ajo dhe shoqja e saj, Kate Wasley u pushtuan nga komentet negative, kështu që vendosën të bëjnë një ndryshim.

Muaj më vonë ato u kthyen me një fushatë frymëzuese të quajtur “Any Body”, që ka për qëllim të luftojë stigmën shoqërore rreth madhësisë së trupit të grave.

Qëllimi i projektit është që të vetëdijesohet shoqëria rreth mënyrës së trajtimit të gruas dhe asaj se si duhet të gjykohen estetika dhe forma e trupit.

Fotografia ku ajo shihet me vajza të tjera të kësaj fushate, është bërë menjëherë hit në rrjete sociale.

Të gjitha vajzat në foto janë të formave dhe madhësive të ndryshme të trupit. Duke reflektuar në valën fillestare të negativitetit, Kate thotë se kjo e inkurajoi atë që të bëjë një ndryshim.

Shoqet e ngushta të cilat rregullisht shkojnë në palestër së bashku tani kanë më shumë se 200,000 ndjekës në llogarinë ‘Any Body’, që u lansua në mars.

Në foton e fundit të tyre të publikuar në Instagram, shoqet shkruan: “Katër disponimet tona. A ju kujton kjo dikë?”.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top