Connect with us

Oficerët marrin bizhuteritë e gruas së Tahirit. A janë ato që flitet në përgjime me gurë diamantë?

Kuriozitete

Oficerët marrin bizhuteritë e gruas së Tahirit. A janë ato që flitet në përgjime me gurë diamantë?

Oficerët marrin bizhuteritë e gruas së Tahirit. A janë ato që flitet në përgjime me gurë diamantë?

Pas autorizimit të mazhorancës parlamentare për mosarrestimin e Tahirit, por hetimin e tij, 4 oficerë kanë zbarkuar me mjetet e tyre ditën e djeshme në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm.

Ka qenë ora rreth 14:00 kur ata trokitën në derën e tij, ndërkaq që prezent veç Saimir Tahirit ishte dhe avokati i tij, Maks Haxhia. Kontrolli ka vijuar për rreth 2 orë, ndërsa oficerët kanë heshtur duke mos nxjerrë asnjë detaj nga puna e tyre.

Sipas burimeve nga “GSH.AL” mësohet se ata kanë marrë nga shtëpia e ish-ministrit disa bizhuteri të bashkëshortes së tij, për të verifikuar nëse janë ato që përmenden në dosjen e Habilajve ku dy shokët flasin se i kanë dhuruar byzylyk me vlerë 9 mijë euro.

Në dosjen me 416 faqe të prokurorisë italiane për grupin e Habilajve, ku del disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri flitet dhe për dhuratat që ata thuhet se i kanë bërë nënës dhe gruas së ish- ministrit Saimir Tahiri.

Më 19 tetor Krimet e Rënda i kërkuan Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, por mazhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit dhe pro kontrollit personal dhe të banesës.

Gjatë kësaj kohe përfaqësues të ndryshëm të opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i la kohë Tahirit të zhdukte provat.

Përgjimi

“Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë”.

Moisi: Bënë goxha.

Sabi: 1000 euro?

Moisi: Sa?

Sabi: 2000 euro…

Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.

Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?

Moisi: Po.

Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamera?

Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.

Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top