Connect with us

Operacioni i Europol, shkatërrohet banda e trafikantëve të armëve, ka edhe shqiptarë

Kuriozitete

Operacioni i Europol, shkatërrohet banda e trafikantëve të armëve, ka edhe shqiptarë

Operacioni i Europol, shkatërrohet banda e trafikantëve të armëve, ka edhe shqiptarë

Një operacion i nisur që në muajin shtator të këtij viti, i koduar “Calibre”, ka çuar në arrestimin e 18 personave, mes të cilëve edhe shqiptarë, të cilët kryenin veprimtari të paligjshme të trafikimit të armëve.

Policia e Shtetit njofton se fokusi i operacionit ishte trafiku i armëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit ishte edhe Shqipëria.

Aksioni kulmoi në datat 17 dhe 18 nëntor ku arrestuan edhe 18 persona.

“Gjatë kësaj veprimtarie dy-ditore, u arrestuan 18 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor për veprat penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët si edhe 81 individë u penguan të hynin ilegalisht në BE. Përveç kësaj, u identifikuan edhe 37 raste të cilat kishin kaluar afatet e qëndrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, përcjell Noa.al.

Po ashtu, janë sekuestruar mbi 135 armë zjarri dhe 7 mijë municione, falë veprimeve ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar, si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.

Policia sqaron ndër të tjera se “në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex”.

Për të pasur sukses në hetimet e operacionit, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Britaninë e Madhe u vendosën 4 zyra lëvizëse të Europol, duke mundësuar në kohë reale shkëmbimin e informacionit dhe duke analizuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top