Connect with us

Pak orë pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, Tahiri ka një mesazh

Kuriozitete

Pak orë pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, Tahiri ka një mesazh

Pak orë pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, Tahiri ka një mesazh

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka postuar një foto në facebook, nga momenti që u shfaq përpara medias, pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës.

Në diçiturën e fotografisë Tahiri shkruan, “rruga për të vërtetën vazhdon, çdo orë, çdo ditë…deri në fund. Faleminderit të gjithëve!

Tahiri u thirr sot nga prokurorët për Krime të Rënda, ku u mor në pyetje.

Ai qëndroi aty për më shumë se dy orë, ku të pranishëm ishin edhe avokatët e tij mbrojtës.

Ky veprim erdhi një ditë pasi 4 oficerë të Policisë Gjyqësore, me kërkesë të Prokurorisë, kontrolluan banesën e deputetit, Saimir Tahiri.

Pak ditë më parë, edhe Parlamenti, vetëm me votat e mazhorancës, pranoi pjesërisht kërkesën për ushtrim kontrolli në banesë, por hodhi poshtë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top