Connect with us

Parashikimi i motit, e shtunë 21 tetor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e shtunë 21 tetor 2017

Parashikimi i motit, e shtunë 21 tetor 2017

Tiranë, NOA.al- Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites por mesdita sjell vranësira kalimtare në zonat verilindore.

Pasditja do të vijojë me kthjellime e vranësira të përkohshme në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore Lindore. Pas mesnatës, vranësirat kalimtare shfaqen edhe në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante si në orët e mëngjesit ashtu dhe gjatë mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 34 km/h nga drejtimi veriperëndimor – verior duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Ishujt Britanikë dhe vendet e Balltikut do të përfshihen nga vranësira dhe shira të dendur. Po ashtu, Europa Perëndimore mbetet me vranësira dhe shira të shpeshtë të cilët zhvendosen në mbrëmje drejt zonës së Alpeve të Europës.

Ndërsa kthjellimet mbeten dominante në Europën Lindore por kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndikojnë motin në gadishullin Iberik dhe Skandinavi. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top