Connect with us

Pas pak orësh hapet Lotaria Amerikane e vërtetë, ç’duhet të dini për fazën e re

Kuriozitete

Pas pak orësh hapet Lotaria Amerikane e vërtetë, ç’duhet të dini për fazën e re

Pas pak orësh hapet Lotaria Amerikane e vërtetë, ç’duhet të dini për fazën e re

Pas lajmit të Ambasadës Amerikane në vendin tonë se të gjitha aplikimet e bëra për Lotarinë Amerikane janë të pavlefshme për shkak të problemit me serverin e faqes së lotarisë, Ambasada Amerikane jep detaje të tjera duke iu përgjigjur interesit të të të gjithëve për të aplikuar.

Kështu, aplikimet nisin sërish nesër, më 18 tetor ora 18.00, por ata që kanë aplikuar para datës 18 tetor, do të aplikojnë edhe një herë, sepse aplikimet e kryera përpara 18 tetorit 2017 për DV- 2019 janë shpallur të pavlefshme duke shënuar një precedent në historinë e DV Lottery.

“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit nuk penalizohet nëse kryen një aplikim të ri gjatë periudhës së re të reëgjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer përpara 18 tetorit 2017 për DV- 2019 nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV- 2018 (nëse keni aplikuar)”.

Kostoja nëse përzgjidheni

“Nëse përzgjidhesh: 330 dollarë është tarifa e aplikimit për vizë për person, 205 USD vizita mjekësore dhe pasi ke marrë vizën, 220 USD për lëshimin e Green Card. Këto tarifa mund të jenë subjekt i ndryshimeve – pra që nuk varen nga ne”, – njofton ambasada.

Faza e re

Të gjitha aplikimet e kryera deri më tani për Lotarinë Amerikane janë shpallur të pavlefshme, ndaj edhe për t’u përfshirë në programin e vizave duhet që praktikat e regjistrimit të kryhen nga e para.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA-ve ka kërkuar ndjesë për këtë amulli të krijuar, e cila ka mbajtur për disa ditë me radhë të bllokuar procesin. Problemet teknike të shfaqura në sistem janë bërë shkak edhe për zhvendosjen e periudhës së regjistrimeve. Sipas Ambasadës, faqja për aplikimet do të jetë aktive duke nisur prej pasdites së djeshme deri më 22 nëntor, ndërkohë që të gjitha kërkesat e mëparshme janë fshirë dhe do të duhet të ribëhen.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit.

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00, ora lokale e Shqipërisë”.

Bllokimi

Rënia e serverit shkaktoi për disa ditë me radhë bllokimin e aplikimeve. Mbi situatën e krijuar, Ambasada nxitoi të sqaronte se pezullimi nuk kishte ardhur prej mbingarkesës së krijuar në rrjet, por për shkak të një defekti që kishte përfshirë të gjitha vendet në të cilat aplikohet programi i vizave përmes lotarisë. Për më shumë se një javë, faqja ishte jashtë funksionit, çka detyroi përfaqësuesit e lotarisë që të anulojnë praktikat e kryera deri më tani dhe të rihapin nga e para procesin e aplikimit.

Lotaria

Edhe këtë vit, fati i lotarisë do të trokasë për 50 mijë shtetas nga e gjithë bota, të cilët do të kenë mundësi të prekin ëndrrën amerikane. Procesi i përzgjedhjes kalon nëpër dy faza, e para është tërësisht rastësore, ndërsa në të dytën përzgjedhja bëhet mbi bazën e disa kritereve specifike. Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, për të shmangur gabimet më të shpeshta të cilat kanë skualifikuar shqiptarët, që në ditët e para ka ndërmarrë një fushatë informimi mbi mënyrën e aplikimet, hapat që duhet të ndiqen dhe “pikat e nxehta” me të cilat duhet të tregohet kujdes.

Udhëzimet pas rifillimit të Lotarisë Amerikane, profesionet që nxisin fitoren e “Green Card”

Rihapja e programit të Lotarisë së Diversitetit (DV) është pritur me shumë interes në Shqipëri. Ata që kanë aplikuar më herët apo që kanë në plan të aplikojnë, do të mund ta kryejnë procesin duke nisur nga dita e mërkurë.

Krahas informacioneve për aplikimet të cilat duhet të ribëhen dhe faktit se mund të përdoret e njëjta foto e aplikimit të mëparshëm, ambasada amerikane në Tiranë, duke iu përgjigjur interesit të treguar në rrjetet sociale, ka evidentuar nevojën për t’u konsultuar me Udhërrëfyesin me kriteret.

Dy kriteret kryesore janë arsimimi dhe përvoja e punës.

Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, duke poseduar:

Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;

Ose dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.

Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, mund të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net On Line.

Për ata që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme, këshilla është “MOS aplikoni”

Por cilat janë përvojat e punës që ju kualifikojnë nëse përzgjidheni për intervistë?

“Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart” shkruhet në udhëzimin e programit të lotarisë amerikane.

Nëse i referohemi bazës së të dhënave të Departamentit Amerikan të Punës, në zonat 4 dhe 5 janë listuar më shumë se rreth 400 përvoja pune të cilat kualifikohen për programin e Lotarisë Amerikane:

Zona 4

Kontabilistë

Ekspertë sigurimesh

Specialistë të Edukimit Fizik

Mësues dhe lektorë për arsimin e ulët dhe të mesëm

Menaxherë Reklamimi dhe Promovimi

Inxhinierë dhe Teknikë Operacionesh për Hapësirën Ajrore

Inxhinierë të Hapësirës Ajrore

Agjentë dhe Menaxherë Biznesi për Artistët, Performuesit dhe Atletët

Inxhinierë bujqësorë

Pilotë, pilot i dytë dhe Inxhinierë Fluturimesh

Menaxherë Reklamimi dhe Promovimi

Vlerësues për Pasuritë e Paluajtshme

Arkitektë Marine

Hartues arkitektonikë

Menaxherë akuakulturalë

Drejtorë të Arteve

Shkencëtarë për Hapësirën

Specialistë të Multimedias dhe sektorëve Audio – Vizualë

Auditorë

Inxhinierë automobilistikë

Inxhinierë biokimikë

Drejtues të prodhimit të Biokarburanteve

Menaxherë të Teknologjisë dhe Zhvillimit të karburanteve dhe naftës

Teknikë bioinformatikë

Teknikë biologë

Analistë të Lajmeve për Transmetim

Specialistë për zhvillimin e tokave

Menaxherë kimikë

Kimistë

Punonjës socialë për fëmijët, familjet dhe shkollat

Menaxherë civilë

Menaxherë

Planifikues të vazhdimësisë së biznesit

Analistë buxheti

Analistë biznesi

Mësues/ teknikë të Arsimit Profesional (për Shkollën e Mesme)

Mësues/ udhëheqës karriere (për Shkollën e mesme)

Hartografë

Blerës dhe menaxherë blerjesh të produkteve bujqësore

Koreografë

Planifikues Rajonal dhe i Qytetit

Inxhinierë civilë

Ekzaminues të kërkesave dhe sigurimit të pronës

Menaxher kompjuteri dhe sistemi informacioni

Menaxher i të dhënave klinike

Koordinatorë të Kërkimit Klinik

Trajnerë

Projektues industrialë

Punëtorë shëndetësorë të komunitetit

Menaxherë për Kompensimet dhe Përfitimet

Specialistë për Analiza Pune, Kompensimet dhe Përfitimet

Inxhinierë të pajisjeve kompjuterike

Arkitektë rrjetesh kompjuterike

Specialistë për mbështetjen e rrjeteve kompjuterike

Programues kompjuterësh

Analistë sistemesh kompjuterike

Inxhinierë/arkitektë sistemesh kompjuterike

Menaxherë ndërtimi

Shkrimtarë

Vlerësues të kostove

Analistë për kredi

Këshilltar për kredi

Teknolog Citogjenetikë

Administratorë të dhënash IT

Arkitekt

Drejtorë, Aktivitete fetare dhe edukativë

Drejtues, Kinematografia, Televizioni dhe Radioja

Administratorët e Arsimit, Qendrat Parashkollore dhe Kujdesi për Fëmijë

Inxhinierë Elektrikë

Inxhinierë Mjedisi

Inxhinierë elektro-teknikë

Inxhinierë elektronikë, përveç kompjuterit

Mësues të shkollave fillore, përveç arsimit special

Drejtorët e Menaxhimit të Emergjencave

Brokerat e Energjisë

Inxhinierët e Energjisë

Inspektorët e Mbrojtjes së Mjedisit

Teknikët e Inxhinierisë së Mjedisit

Teknikët e Shkencës dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Shkencëtarët e mjedisit dhe specialistët, duke përfshirë shëndetin

Përfaqësuesit dhe Zyrtarët e Shanseve të Barabarta

Fermerët dhe Menaxherët e fermave

Analistët financiarë

Ekzaminues financiar

Menaxherët financiar, degët ose departamentet

Inxhinierët e Parandalimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes

Mbikëqyrësit e linjës së parë të punonjësve të akuakulturës

Mbikëqyrësit e linjës së parë të punonjësve të shitjes me pakicë

Notar dhe roje bregdetar

Koordinator Fitness dhe Wellness

Shkencëtar dhe teknolog ushqimor

Teknikë të Shkencave Ligjore

Rojtar pylli

Muzikant

Administrator rrjeti kompiuterik

Specialist shëndetësie

Tregtar online

Këshilltar financiar

Inxhinier nafte

Poet

Drejtues programi

Prodhues

Administrator pronash

Manaxher PR

Drejtes televiziv e radiofonik

Terapist

Agjent shitjesh

Inxhinier shitjesh

Përfaqësues shitjes

Strateg marketingu dhe kërkimi

Tregtues aksionesh dhe lëndësh të para

Manaxher sigurie

Asistent social

Kërkuesh shkëncor

Programues

Mësues

Magazinier

Drejtues talentesh

Drejtues teknik

Inxhinier transporti

Manaxher trajnimi dhe zhvillimi

Inxhinier energjie nga era

Zbuluesit e mashtrimit, hetuesit dhe analistët

Inspektorët e ngarkesave

Drejtuesit e Përgjithshëm dhe Operacioneve

Topograf gjeodezikë

Teknikët e Sistemeve të Informacionit Gjeografik

Teknikët e testimit të mostrave gjeologjike

Teknikë Gjeofizikë të të Dhënave

Gjeologë, përveç hidrologëve dhe gjeografëve

Shkencëtarët gjeohapsinorë

Grafik dizajnër

Edukatorët e Shëndetit

Menaxherët e Burimeve Njerëzore

Specialistët e Burimeve Njerëzore

Hidrologë

Teknologë të Inxhinierisë Industriale

Inxhinierë Industriale

Menaxherët e Prodhimit Industrial

Inxhinierët e sigurisë industriale dhe të shëndetit

Specialistë për Infermierinë Informatike

Analistët e Sigurisë së Informacionit

Menaxherët e Projekteve të Teknologjisë së Informacionit

Agjentët e shtijës të sigurimeve

Siguruesit e Sigurimeve

Analistë të Inteligjencës

Projektues të Brendshëm

Përkthyesit

Mësues të kopshtit

Specialistët e marrëdhënieve të punës

Arkitektë Peizazhi

Ligjvënësit

Këshilltarët e Huasë

Menaxherët e Strehimit

Logjistë

Analistët e Logjistikës

Inxhinierët e Logjistikës

Menaxherët e Logjistikës

Menaxherët e Parandalimit të Humbjeve

Teknologjitë e Inxhinierisë së Prodhimit

Inxhinierët e Prodhimtarisë

Arkitekt detar

Inxhinierët Detare

Analistët e Kërkimeve të Tregut dhe Specialistët e Marketingut

Menaxherët e Marketingut

Inxhinierët e materialeve

Teknikë matematikorë

Inxhinierët Mekanike

Inxhinierët e makaronikes

Laboratorë të Teknologjisë Mjekësore dhe Klinike

Planifikues i eventeve, Takimi, konventa

Mësuesit e shkollave të mesme, me përjashtim të arsimit profesional

Mamitë

Inxhinierët e Minierave dhe Gjeologjike, përfshirë Inxhinierët e Sigurisë në Miniera

Artistë dhe animatorë multimedialë

Teknikë dhe Konservatorë të Muzeut

Dirigjentë

Zona 5

Akupunkturist;

Gjykatës ligjesh administrative;

Infermiere të praktikave të avancuara psikiatrike;

Mësues shkencash agrokulturore;

Alergologë dhe imunologë;

Asistentë anesteziologjist;

Shkencëtar kafshësh;

Antropolog;

Mësues antropologjie dhe arkeologjie;

Arbitra, ndërmjetës;

Arkeolog;

Menaxherë arkitekturorë dhe inxhinierie;

Mësues arkitekture;

Arkivist;

Mësues studimesh etnike dhe kulturore;

Terapist arti;

Mësues arti, drame dhe muzike;

Astronom;

Trajnerë atletikë;

Mësues shkencash atmosferike, tokësore, detare dhe shkencore;

Audiolog;

Biokimist dhe biofizikant;

Shkencatër bioinformatike;

Mësues shkencash biologjie;

Biolog;

Biostaticien;

Mësues biznesi;

Mësues kimie;

Drejtues ekzekutiv;

Kiropraktikant;

Klegjia;

Analist i ndryshimeve klimatike;

Infermiere specialiste klinike;

Psikolog klinike;

Mësues komunikimi;

Shkencëtar kompjuterësh dhe informacioni;

Mësues shkencash kompjuterike;

Psikolog këshillues;

Mësues i zbatimit të ligjit dhe të drejtës penale;

Kuratorë;

Citoteknolog;

Dentist;

Dermatolog;

Dietist dhe nutrolog;

Mësues ekonomie;

Ekonomist;

Administratorë edukimi;

Mësues edukimi;

Këshillues shkollorë;

Mësues inxhinierie;

Mësues i gjuhës angleze dhe letërsisë angleze;

Ekonomist mjedisor;

Inxhinier mjedisor;

Planifikues ripërtëritjeje mjedisore;

Mësues shkencash mjedisore;

Epidemiolog;

Fiziolog ushtrimesh;

Këshilltar menaxhimi shtëpie dhe ferme;

Analist financiar kuantitativ;

Mësues gjuhe të huaj;

Mësues pylltarie;

Inxhinier qelizash karburanti;

Gjenetist;

Gjeograf;

Mësues gjeografie;

Punonjës të shëndetit social;

Historian;

Mësues historiel

Mësues ekonomie shtëpiake;

Ekologjist industrial;

Menaxher fondi investimi;

Gjykatës, magjistratë;

Mësues ligjesh;

Avokat;

Librarist;

Terapist martesash dhe familjesh;

Shkencëtar materialesh;

Mësues shkencash matematike;

Matematicien;

Menaxher shërbimesh mjekësore dhe të shëndetit;

Punonës i shëndetit mendor dhe abuzimit me substancat;

Këshilltar i shëndetit mendor;

Mikrobiolog;

Inxhinier mikrosistemesh;

Biolog molekular dhe qelizor;

Inxhinier nanosistemesh;

Menaxher i shkencave të natyrës;

Fizikan natyropatik;

Neurolog;

Neuropsikolog;

Fizikant i mjekësisë nukleare;

Infermiere anesteziste;

Infermiere;

Mësues dhe instruktorë infermierie;

Gjinekolog dhe obstetrit;

Terapist punësimi

Oftamolog;

Optometrist;

Kirurg oral dhe maksiofacial;

Ortodontist;

Patolog;

Pediatër;

Farmacist;

Mësues filozofie dhe teologjie;

Terapist fizikan;

Asistent fizikan;

Mësues fizike;

Mësues shkencash politike;

Shkencëtar politike;

Fizikan i mjekësisë parandaluese;

Psikiatër;

Mësues psikologjie

Radiolog;

Mësues studimesh rekreative dhe fitness;

Këshilltar rehabilitimi;

Psikolog shkolle;

Dizajner setesh dhe shfaqjesh;

Mësues i punës sociale;

Sociolog;

Mësues sociologjie;

Shkencëtar dheu dhe bimësh;

Patolog i gjuhës së folur;

Fizikan mjekësie sportive;

Statisticien;

Këshilltar abuzimi me substancat dhe çrregullimi sjelljeje;

Kirurg;

Kërkues sondazhesh;

Planifikues urban dhe rajonal;

Urolog;

Veteriner;

Zoolog dhe biolog i jetës së egër

Për t’u konsultuar me listën në versionin anglisht, klikokëtu

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top