Connect with us

I pastrehu që dikur donte t’i jepte fund jetës, tani është milioner (Foto)

Kuriozitete

I pastrehu që dikur donte t’i jepte fund jetës, tani është milioner (Foto)

Mylo Kaye nga Marseyside e Anglisë, e ka transformuar totalisht jetën – nga një i varfër në afarist të suksesshëm.
Para se të hapte një biznes për shërbime digjitale, 30-vjeçari i pastrehë donte t’i jepte fund jetës, transmeton Telegrafi. Para kësaj ishte teknik i lartë në një firmë, por pasi kishte bërë disa skandale nëpër ahengje, atë e përjashtojnë nga puna.
“Kam bërë të gjitha ato që nuk duhet, si dehja e shpeshtë dhe konsumi i drogës. Kisha lidhje të mira me të gjithë, por pasi më larguan nga puna, askush nuk ktheu kokën pas për mua”, ka thënë Kaye lidhur me përjashtimin nga puna.
Por, edhe pse nuk kishte kulm mbi kokë, ai shfrytëzonte kompjuterët e bibliotekës dhe ndiqte një kurs që jepej falas në internet nga Universiteti i Mançesterit. Pas disa vitesh që krijonte ueb-faqe, e themeloi kompaninë që ofron shërbime digjitale, Dreamr, që tashmë vlerësohet me mbi një milion euro.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top