Connect with us

Pengu i vëllait dhe motrës së Adelës, nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit

Kuriozitete

Pengu i vëllait dhe motrës së Adelës, nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit

Pengu i vëllait dhe motrës së Adelës, nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit

Mesditën e të hënës, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Adela Xhamani u përcoll në banesën e fundit, pas ndarjes së saj tronditëse nga jeta në moshën 31 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Qytetarë të Kavajës qytetit të saj të lindjes, por edhe shumë miq e të afërm nderuan kujtimin e saj në homazhet që u mbajtën në kinemanë e qytetit, por lamtumirën e fundit nuk kanë mundur t'ja japin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj, vëllai dhe motra.

Mësohet se ata janë emigrantë në Gjermani dhe për arsye që ende nuk dihen, vëllai dhe motra e Adelës nuk kanë mundur të jenë në Kavajë për ceremoninë mortore të motrës së tyre të ndjerë.

Vdekja e Adelës u përcoll me mesazhe të shumta nga ata që e njihnin drejtpërdrejt, por edhe nga ata të cilët e kishin parë vetëm në televizor.

Adela u nda nga jeta mëngjesin e të dielës, si pasojë e një ataku kardiak. Ajo u bë e njohur në një show televiziv, “Big Brother”, dhe më pas punoi në disa media, kryesisht në shtypin rozë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top