Connect with us

Pensionistët e pësojnë keq, punonjësja e Postës u përvetësoi paratë

Kuriozitete

Pensionistët e pësojnë keq, punonjësja e Postës u përvetësoi paratë

Pensionistët e pësojnë keq, punonjësja e Postës u përvetësoi paratë

Një punonjëse e Postës është vënë nën akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh

A.S., 35 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë të Maliqit, Korçë, me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë

Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se kjo shtetase ka kryer veprime në kundërdshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve.

Mësohet se rastet kanë qenë të përsëritura, duke bërë që punonjësja e Postës të vihet në hetim.

Në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top