Connect with us

Përfundon ndërtimi i tre rrugëve, Veliaj: Me këtë ritëm do urbanizojmë gjithë Tiranën

Kuriozitete

Përfundon ndërtimi i tre rrugëve, Veliaj: Me këtë ritëm do urbanizojmë gjithë Tiranën

Përfundon ndërtimi i tre rrugëve, Veliaj: Me këtë ritëm do urbanizojmë gjithë Tiranën

Brenda 6 muajve, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës, Rr. “Disha”, Rr. “Thoma Nasi” dhe Rr. “Fransua Pukvil”, të cilat lidhin Njësinë 3 me Njësinë 1, duke ofruar një rrjet tërësisht të ri kanalizimesh dhe standarde më të mira për banorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe vlerësoi realizimin e këtij projekti për urbanizimin e një prej zonave më informale të kryeqytetit, që i vjen në ndihmë mijëra familjeve të ardhura kryesisht pas viteve ’90.

“Ka qenë një prej projekteve më të vështira, për shkak të relievit, çështjeve të legalizimit, hipotekimit, me probleme pronash. Por, më vjen mirë që bashkë me anëtarët e Këshillit, me gjithë kolegët, administratorë të Njësisë 1 dhe 3, bëmë të mundur zhbllokimin e një projekti i cili ka sjellë jetë për zonën”, deklaroi Veliaj.

Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, në të dy anët e rrugës janë ndërtuar mure dekorativë, si dhe është vendosur sistemi i ndriçimit. Kreu i bashkisë theksoi se punimet e realizuara do të rrisin vlerën e pronës së banorëve.

“Jemi munduar të japim një zgjidhje e cila i ul muret e avllive. Më vjen mirë që jo vetëm shtëpitë kanë dalë në dritë, jo vetëm rrugicat e rrugët kanë dalë në dritë, jo vetëm është shkurtuar rruga për të shkuar nga Shkoza në Porcelan, që më parë duhej të zbrisje poshtë në Rr. “Ali Demi”, por mbi të gjitha është rritur vlera e pronës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj premtoi se edhe për dy vitet e ardhshme të mandatit, bashkia do të vijojë me të njëjtin ritëm, ku një vëmendje e shtuar do t’i kushtohet zonave në periferi të qytetit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top