Shëndetësi
Përgatisni këtë recetë çdo mëngjes dhe mos u shqetësoni më për kilet e tepërta!
Nëse jeni duke u përpjekur që të humbisni peshë në zonën e barkut, ky është mëngjesi më i mirë që mund të hani. Është shumë ushqyese dhe e shëndetshme, sepse përmban të gjitha mineralet dhe vitaminat që ju duhen për të përmirësuar cilësinë e flokëve dhe ngjyrën e lëkurës.
Gjithashtu do të rregullojë metabolizmin dhe do të forcojë sistemin tuaj. Ky mëngjes i mrekullueshëm do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat nga trupi juaj dhe të pastroni zorrët tuaja.
Përbërësit:
5-7 kumbulla;
1 filxhan me yogurt pa yndyrnë;
1 lugë gjelle me fara liri;
2 filxhanë me tërshërë;
1 lugë gjelle me pluhur kakao;
Bëjeni mëngjesin tuaj gati që në mbrëmje, me qëllim që ta shijoni në mëngjes.
Fillimisht zieni kumbullat në 100 ml ujë për 10-15 minuta. Ndërkohë vendosni kakaon, farat e lirit dhe tërshërën në një enë tjetër.
Hidhni kosin dhe përziejini mirë. Hidhni kumbullat në blender dhe më pas shtojani ato përzierjes. Kaq ishte! Ju bëftë mirë!