Connect with us

Përmbytjet, Xhaçka: Situata do përkeqësohet, banorët e rrezikuar të largohen

Kuriozitete

Përmbytjet, Xhaçka: Situata do përkeqësohet, banorët e rrezikuar të largohen

Përmbytjet, Xhaçka: Situata do përkeqësohet, banorët e rrezikuar të largohen

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli me deklaratë rreth mesditës së sotme, lidhur me situatën në vendin tonë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas saj, situatës së pazakontë për shkak të rreshjeve të shiut, Forcat e Armatosura dhe e gjithë struktura shtetëtore i janë përgjigjur me angazhimin maksimal për përballimin e situatës.

Ministrja bëri me dije 500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

“Deri në momentin që flasim, efektivët tanë të komandës mbështetëse, forca tokësorë, policia ushtarake dhe batalioni mbështetës i Shtabit te Përgjithshëm kanë mundur të evakuojnë 315 persona. 250 prej tyre kanë qenë të bllokuar në autostradën Tiranë- Durrës, Qafën e Kasharit e Valias, ndërsa pjesa tjetër në fshatrat e Krujës. Vetëm pak më parë efektivët e Forcave të Armatosura kanë evakuar një foshnje 5 muajshe dhe nënën e tij në zonën e llixhave në bashkinë Kruje. Aktualisht në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcës Tokësore në Zallherr, po marrin ndihmën e duhur 13 personat e evakuar nga FA pak përpara mesnatën në Valias”, u shpreh Xhaçka.

Ajo paralajmëroi se gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit.

Po ashtu tha se po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Ministrja tha se në disa segmente të këtyre lumenjve po merren masa për të organizuar evakuim të banorëve të rrezikuar, duke filluar nga zonat që preken nga lumi Vjosë.

Ajo iu bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga reshjet, të gjithë atyre që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që, historikisht rrezikojnë përmbytje: “ju lutem largohuni menjëherë nga banesat tuaja dhe bashkëpunoni me Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencës për tu evakuar.E përsëris këtë thirrje pas rikonfirmit nga ana e Emergjencave Civile dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për shtim të intensitetit të rreshjeve gjatë orëve në vijim, cka mund të sjellë rritje të nivelit të ujit në shtretërit e lumenjve”.

Ministrja garantoi se e gjithë struktura shtetërore është në këmbë dhe do të jetë pranë qytetarëve, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

“Bashkëpunimi me ju është garancia më e madhe për të siguruar jetën e secilit prej jush”, deklaroi Xhaçka.

Ajo tha në mbyllje se Forcat e Armatosura kanë angazhuar kapacitete të reja njerëzore dhe teknike për tu zhvendosur në drejtim të Fierit dhe të Vlorës për të përforcuar dhe mbështetur autoritetet vendore dhe mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e jetës për të gjithë banorët e prekur. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top