Connect with us

Përplasen dy makina në mes të qytetit, përfundojnë brenda në dyqan

Kuriozitete

Përplasen dy makina në mes të qytetit, përfundojnë brenda në dyqan

Përplasen dy makina në mes të qytetit, përfundojnë brenda në dyqan

Reshjet e dendura dhe moti i keq që ka përfshirë vendin, ka shtuar numrin e aksidenteve.

I radhës është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, përkatësisht në rrugën e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur mes tyre dhe më pas kanë përfunduar brenda një dyqani.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që aksidenti ka sjellë bllokim të aksit rrugor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe rikthimin në normalitet të trafikut rrugor.

Aktualishte situata në vend është e rëndë, me reshjet që kanë shkaktuar përmbytje të shumta duke rrezikuar jetën e shumë banorëve. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top