Connect with us

Persona të armatosur grabisin një karburant, zbulohet shuma e parave që u mor

Kuriozitete

Persona të armatosur grabisin një karburant, zbulohet shuma e parave që u mor

Persona të armatosur grabisin një karburant, zbulohet shuma e parave që u mor

Persona të armatosur grabisin një karburant, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më konkretisht rreth orës 05.15.

Policia e Vlorës është njoftuar prej shtetasit Xh.L., roje në një pikë karburanti në fshatin Qishbardhë, se i kanë shkuar dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës.

Ai ka thënë para uniformave blu se duke i drejtuar pistoletën i kanë vjedhur një shumë parash prej 350 mijë lekësh të vjetra, para të mbledhura nga xhiroja.

Pas denoncimit të bërë nga roja i karburantit, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhuir. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top