Connect with us

Përurohet “Avioni” te ish-Fusha e Aviacionit, Veliaj: Vlerë artistike dhe estetike për zonën

Kuriozitete

Përurohet “Avioni” te ish-Fusha e Aviacionit, Veliaj: Vlerë artistike dhe estetike për zonën

Përurohet “Avioni” te ish-Fusha e Aviacionit, Veliaj: Vlerë artistike dhe estetike për zonën

Ish Fushës së Aviacionit në Njësinë 7 në kryeqytet i është shtuar një “aeroplan” i ri. Nuk bëhet fjalë për një aeroplan të vërtetë, por për një vepër arti e ideuar nga artisti Eljan Tanini, si një pikë referimi për një hapësirë, që dikur strehonte aeroplanët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, mori pjesë dje në përurimin e vendosjes së veprës artistike “Ëndrra Fëmijërie”, e paraqitur në formën e një avioni prej letre, si mënyrë për të risjellë në kujtesën e gjithsecilit një prej lojërave më të dashura të fëmijëve.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi autorin e veprës artistike dhe tha se ajo rikthen në kujtesën e shumë të rinjve sot një nga ëndrrat e bashkëmoshatarëve të tyre në kohën e regjimit të shkuar.

Veliaj shtoi se kjo vepër është një mundësi për të kthyer kokën pas dhe për të kuptuar që lumturia e njeriut nuk varet vetëm nga mundësitë financiare, por varet edhe nga mënyra se si gjithsecili e shikon jetën.

“Vërtet kemi pasur kushte më modeste, ndoshta kemi qenë më të lumtur se kemi pasur një komunitet më të fortë. Ndaj besoj se ky instalacion evokon komunitetin e fortë që kemi këtu tek ish Fusha e Aviacionit. Sigurisht, është një kujtesë e historisë në një kohë që Shqipëria ishte mbushur me tanke dhe avionë për t’u mbrojtur nga armiq imagjinarë që nuk erdhën kurrë dhe për një zonë që është fusha e aviacionit”, tha ai.

Autori i kësaj vepre, Eljan Tanini, falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen ndërsa theksoi se kjo vepër është një dhuratë për fëmijët e kryeqytetit.

Por, përveç vlerës kulturore edhe estetike që kjo vepër i jep gjithë zonës, Veliaj tha se ajo do të shërbejë edhe si një mënyrë për ta kthyer këtë hapësirë në një vend të preferuar për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe edukative, kryesisht për të rinj.

“Shpresoj shumë që instalacioni i avionit prej letre të jetë një mundësi që të shërbejë si një akupunkturë, si një gjilpërë në trupin e qytetit, e cila mund të gjenerojë më shumë aktivitete, më shumë evente për komunitetin, më shumë arsye për t’u bërë bashkë, ashtu si shumë instalacione që kemi vendosur në qyet, si Reja, apo vende të tjera, që janë kthyer në pikë takim dhe një toponim për lagjen”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Origami “Ëndrra Fëmijërie” (Made by dreams) është një vepër arti e cila ka për qëllim të ruajë kujtesën kolektive të zonës ku është vendosur dhe ai imiton aeroplanët prej letre të cilat i bëjnë fëmijët. Vepra është 11 m i gjatë, thuajse sa gjatësia reale e një Avioni Mig që dikur gjendej shpesh në ish Fushën e Aviacionit. Avioni është ideuar nga Elian Tanini dhe vjen si dhuratë për qytetin e Tiranës nga familja e pilotit dëshmor Bego Hoxha (1943 – 1974) si shenjë e kujtesës kolektive.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top