Connect with us

Plas sherri në komision, Pollo: Sjellje rrugaçi! Bushati: Kërko falje ose braktis seancën

Kuriozitete

Plas sherri në komision, Pollo: Sjellje rrugaçi! Bushati: Kërko falje ose braktis seancën

Plas sherri në komision, Pollo: Sjellje rrugaçi! Bushati: Kërko falje ose braktis seancën

Një dëgjesë e thjeshtë në Komisionin parlamentar të Integrimit mes deputetëve dhe ministrit Ditmir Bushati ka degraduar në fyerje dhe debate të ashpra mes kryediplomatit e kryetarit demokrat të komisionit Gent Pollo.

Seanca dëgjimore ka degjeneruar pasi Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të Ministrit Bushati në lidhje me familjarin e Saimir Tahirit, trafikantin Moisi Habilaj.

Replikat kanë vijuar mes dy deputetëve. Pollo e ka cilësuar sjelljen e Ministrit si “rrugaçe”, ndërsa Bushati i është kthyer duke i kërkuar të kërkojë ndjesë. Pavarësisht kërkesës, kryetari i komisionit Pollo nuk ka kërkuar falje e kësisoj Bushati është larguar nga komisioni.

Pjesë nga debati:

Bushati: kaq shume e keni permendur krimin e organizuar, kanabisin sa qe kam frike se do vij Hollivudi per te bere nje film per mafian shqiptare…

Pollo: po kushuriri famshem, Moisi Habilaj duhet te kete nje rol ne kete film qe do xhirohet??

Bushati: agjente te specializuar do vijne ne Shqiperi per te kontribuar per fazen e re te luftes ndaj krimit te organizuar..

Ditmir Bushati: Komisioni drejtohej më mirë nga Majlinda Bregu. Ti nuk je simboli i ndershmërisë këtu.

Genc Pollo: Lëri këto komente prej rrugaci.

Bushati: Më nderon shumë kur ma thua emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj as ty, as Saliun tënd të më thonë mua rrugac. Unë nuk e vazhdoj këtë mbledhje pa kërkuar falje. Mua nuk më fyen dot. Kafen drekën dhe darkën di unë se me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si ministër të Jashtëm. Për sa kohë nuk e ke kriterin elementar të edukatës nuk mund ta vazhdoj këtë seancë. Mos u ndje i provokuar nga ajo që unë thashë për Bregun, me të cilën unë kam pasur debate shumë të ashpra, por nuk e kemi kaluar kurrë cakun.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top