Connect with us

Policia ngatërron armën elektrike, qëllon me plumb të riun

Kuriozitete

Policia ngatërron armën elektrike, qëllon me plumb të riun

Policia ngatërron armën elektrike, qëllon me plumb të riun

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, ku një polic ka ngatërruar armën me plumba me atë elektrike, dhe si pasojë e kësaj ngatërrese ka plagosur një adoleshent në krah.

Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kur polici qëllon, dhe personi i plagosur dëgjohet duke thënë, “oh Zot më qëlloi”.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara, transmeton "Telegrafi".

Charles Gillis ishte njëri nga tre policët që iu përgjigjen një telefonate gjatë 9 tetorit. Gillis ishte munduar të “neutralizojë” 18-vjeçarin Jamel Jackson, nëna e të cili kishte kërkuar ndihmë pasi djali i saj e kishte goditur në fytyrë.

Si pasojë e mosbashkëpunimit mes të riut Jackson dhe policisë, ata deshën ta qetësojnë situatën duke e goditur me armë elektrike, por polici e ngatërroi atë me armën e vërtetë, duke e plagosur.

Ekipi i hetuesve ka deklaruar se gjithçka ka qenë aksidentale. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top