Connect with us

“Politikisht, Nanos Rilindja i vjen anash”

Kuriozitete

“Politikisht, Nanos Rilindja i vjen anash”

“Politikisht, Nanos Rilindja i vjen anash”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se “e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prapë nuk kanë lidhje me arrestimin e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nanos!”

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manjani shkruan se “Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!”.

Manjani vijon më tej duke shkruajtur se “politikisht, Nanos Rilindja i vjen anash.”

Postimi i plotë i Manjanit:

Flasin përçart…

Jo Saimiri, por edhe Rama vetë e madje e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prap nuk kanë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos! Asnjë lidhje!

Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!

Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!

Politikisht Nanos Rilindja i vjen anash, me thënë të drejtën! Cilido qoftë çmimi që paguan për ti përdorur emrin, prap Rilindja është vite drite larg Tij…./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top