Connect with us

Pranga për një person në Kapshticë, u ndalua me 34 pako me drogë

Kuriozitete

Pranga për një person në Kapshticë, u ndalua me 34 pako me drogë

Pranga për një person në Kapshticë, u ndalua me 34 pako me drogë

Goditet një tjetër rast i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Kapshticë.

Pas bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Doganës, janë sekuestruar 34 pako me peshë 61 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Mësohet se në pranga ka rënë Klajdi Beqir, 29 vjeç, banues në Korçë.

29-vjeçari u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip "Opel Zafira" me targa AA304PT.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasëm të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top