Connect with us

Prindërit e Arielës mbërrijnë në Tiranë: ‘Ai do e paguajë atë që bëri’

Kuriozitete

Prindërit e Arielës mbërrijnë në Tiranë: ‘Ai do e paguajë atë që bëri’

Prindërit e Ariela Muratit, vajzës që u qëllua me armë ditën e sotme, pasi kanë marrë lajmin tragjik menjëherë janë nisur nga fshati i Fierit ku jetonin për në Tiranë.

Me të mbërritur ata kanë shkuar në ambientet e morgut për të parë trupin e pajetë të vajzës së tyre dhe sipas “Panorama”, prindërit e 21-vjeçares janë shprehur se djali që ka kryer krimin do e paguajë atë që bëri.

Aldison Belulaj i kishte shkuar në shtëpi Arielës për t’i kërkuar dorën, por prindërit e saj nuk kishin rënë dakort dhe i kishin thënë të hiqte dorë sepse vajza ishte e bindur për refuzimin që bënte.

Ndërkohë Policia e Fierit po merr në pyetje familjarë dhe të afërm të Arielës dhe Aldisonit në fshatin Zharrëz për të hetuar në lidhje me ngjarjen.

Burimi: Panorama

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top