Connect with us

Prishja e banesave të minoritetit grek në Himarë, reagon MPJ e Greqisë

Kuriozitete

Prishja e banesave të minoritetit grek në Himarë, reagon MPJ e Greqisë

Prishja e banesave të minoritetit grek në Himarë, reagon MPJ e Greqisë

Ministria e Jashtme e Greqisë, reagon në lidhje me vendimin sipas saj të befasishëm të autoriteteve shqiptare në lidhje me “prishjen e banesave të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Himarë”.

Sipas ministrisë së Jashtme greke, “është shqetësuese që mund të ketë lidhjes mes krimit të organizuar dhe skenës politike të Shqipërisë, siç edhe vërtetojnë arrestimet e fundit të një rrjeti të trafikimit të narkotikëve, ku mund të jetë përfshirë edhe një nga ministrat kryesorë të qeverisë Rama”.

“Përbën shqetësim fakti se qeveria shqiptare vazhdon me avancimin e masave për shkatërrimin e pronave të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek, në kuadrin e politikës së çrrënjosjes së prezencës historike të helenizmit në krahinën e Himarës”, shkruhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Sipas kësaj të fundit, “vendimi i djeshëm i Autoriteteve Shqiptare vërteton se Ligji për Minoritetet që u votua para pak kohe, përbën një hap mbrapa për Minoritetin kryesor në Shqipëri”.

“Janë të shumtë ata që e interpretojnë këtë vendim si një veprim që ka si qëllim të çorientojë opinionin publik shqiptar nga çështja e madhe politike që është krijuar si pasojë e trafikut të drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu”, e mbyll deklaratën e saj ministra e Jashtme greke.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top