Connect with us

Profecia e tmerrshme e murgeshës: Vatikani do shkatërrohet ditën e eklipsit

Kuriozitete

Profecia e tmerrshme e murgeshës: Vatikani do shkatërrohet ditën e eklipsit

Një prej teologëve më të mëdhenj të Vatikanit ka bërë një përmbledhje të shkrimeve të murgeshës Erika Holzach të titulluar “Erika” ku janë disa prej profecive më të kobshme rreth shkatërrimit të “Qytetit të Përjetshëm”, Romës.

Murgesha vdiq në 1987 dhe bënte pjesë në komunitetin e Balthasar dhe deklaronte se kishte përjetuar disa eksperienca mjaft misterioze që kishin lidhje dhe me faktet e Kishës që po ndodhin së fundmi.

Pas sulmeve të Parisit profecitë dhe parashikimet e murgeshës po bëhen më shqetësuese se kurrë. Paralajmërimet e saj janë të lidhurë kryesisht me Romën.

Ajo flet për ardhjen e një njeriu që hiqet si profet por nuk është i tillë, i cili do të shkatërrojë besnikët. Studiuesit e kanë lidhur këtë figurë misterioze me Al Baghdadin, kreun e ISIS.

“Bij të dashur, zemërimi i një njeriu me pamje profeti, por jo profet, do të lërë një karrige bosh. Besnikët e Zotit do të lëshojnë lot vuajtje por Zoti nuk do t’i braktisë. Ndjekësit e profetit fals do të marshojnë me inat të madh në drejtim të Tempullit të Shenjtë (Vatikanin). Aty do të ketë shkatërrim të madh. Kisha do të vajtojë shumë. Në këtë ditë do të ndodhë një eklips hënor”, parashikon profecia.

Ekspertët menjëherë kanë nisur llogaritjet dhe pritet që eklipsi i ardhshëm hënor të ndodhë në 23 mars 2016. Do të jetë e mërkura e Javës së Shenjtë në Vatikan.

“Armiqtë do të vijnë dhe veprojnë me tërbim të madh. Vdekja do të ulet këmbëkryq në Shtëpinë e Zotit. Mbreti (Papa) do të arratiset me shpejtësi, por duhet të të kalojë mes gjakut dhe kufomave në pallatin e tij”, thotë më tej profecia.

Por më shqetësuese bëhet kjo profeci pasi edhe një ndër profecitë më të rëndësishme, Sekreti i Tretë i Fatimas, parashikon një skenar të ngjashëm

“Një peshkop i veshur me të bardha do të kalojë përmes një qyteti gërmadhë, me shumë të vdekur në rrugë”.

Sekreti i Tretë i Fatimas mbyllet me frazën “7 vitet para njëqind vjetorit të Fatimas a do të mund të përshpejtojnë triumfin e Trinitetit të Shenjtë?”.

Njëqind vjetori i Fatimas është pikëirsht në 2017 dhe sipas parashikemeve të saj pritet që brenda 2016 të ketë një shpërthim lufte në Vatikan

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top