Connect with us

PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri: Nuk përfshihem në lojëra politike

Kuriozitete

PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri: Nuk përfshihem në lojëra politike

PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri: Nuk përfshihem në lojëra politike

Partia Socialiste e Shqipërisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të KQZ, Klement Zguri.

Ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk bëhet pjesë e lojërave politike dhe se i shërben vetëm postit të tij zyrtar.

“Unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë”, ka thënë Zguri.

Sipas tij “sulmet ndaj KQZ-së, kur janë haptazi abuzive, në kundershtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, mbjellin frikë dhe pasiguri tek institucionet, cënojnë shtetin ligjor”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetke, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm”, është shprehur Zguri./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top