Connect with us

Publikohet emri dhe foto e të riut shqiptar që akuzohet për vrasjen e avokatit grek

Kuriozitete

Publikohet emri dhe foto e të riut shqiptar që akuzohet për vrasjen e avokatit grek

Publikohet emri dhe foto e të riut shqiptar që akuzohet për vrasjen e avokatit grek

Policia greke ka zbuluar foton dhe emrin e shqiptarit të arrestuar për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropoulos në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se ai rezulton me disa emra dhe mbiemra. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi. Kurse emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel. Njëlloj edhe për prindërit rreshtohen disa emra.

Sipas policisë nuk është fort e qartë ditëlindja e të arrestuarit, pasi ne komunikatën e policisë jepen tre vite të mundshme, 1985, 1989, 1991. Vendlindja Shqipëri.

Ndërsa personi në kërkim quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Meta, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.

Policia ka publikuar dhe fotografi nga gjetjet e kontrollit në banesën e Ibrahimit, në lagjen Kalithea në Athinë: një kallashnikov me krehër dhe 300 fishekë, një pistoletë, një granatë dore, 2 uniforma policie, një paruke, lëndë eksplozive dhe detonatorë.

Dy shtetasit shqiptarë akuzohen se mbrëmjen e 12 tetorit 2017 ekzekutuan avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit.

Sipas policisë, ata kishin për qëllim vetëm ta frikësonin, duke e qëlluar në këmbë, mirëpo plumbi e mori në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. “Unë nuk doja ta vrisja avokatin, vetëm doja ta trembja”, ka deklaruar shqiptari para policisë.

Bashkë me dy autorët, policia ka implikuar në këtë çështje dhe tre shtetas të tjerë shqiptarë, që aktualisht ndodhen në burg për vepra të tjera.

Mediat greke kanë publikuar edhe videon e arrestimit të një 32 vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e avokatit grek. Sipas mediave fqinje ai është paguar me 3 mijë euro për vrasjen e avokatit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top