Connect with us

Vasili akuza ndaj Ramës: Përse na duhet ky kryeministër? Ju tregoj misionin e tij

Kuriozitete

Vasili akuza ndaj Ramës: Përse na duhet ky kryeministër? Ju tregoj misionin e tij

Vasili akuza ndaj Ramës: Përse na duhet ky kryeministër? Ju tregoj misionin e tij

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i referohet një raporti të indeksit të Bankës Botërore që fut Shqipërinë në listën e vendeve që nuk kontrollojnë dot korrupsionin. Përmes një postimi në Facebook, Vasili akuzon kryeministrin Rama se ka thelluar korrupsionin në vend.

“Prej katër vitesh në krye të vendit është Edi Rama, ky kryeministër që erdhi në pushtet me flamurin e luftës kundër korrupsionit, që griu miliona euro nga taksat e shqiptarëve duke hapur njëri pas tjetrit portale ku ftonte qytetarët të denonconin grabitqarët dhe abuzuesit e administratës.

Hodhi në xhepat e kompanive të hapura rishtazi nga miqtë e ngushtë të oborrit të tij, miliona të tjera për konferenca me dekore e ekrane ku mbante llogore kilometrike kundër korrupsionit. E çfarë lufte i bëri korrupsionit? Asgjë përveçse show. Përkundrazi e thelloi duke detyruar Bankën Botërore që të ngrejë alarmin se vendi dhe qeveria tashmë është nën kontrollin total të korrupsionit”, shkruan Vasili.

Më tej Vasili thekson se Rama ka rritur taksat dhe ka mbytur Shqipërinë me drogë. Vasili thotë se Rama ka ndërmend të rrënojë Shqipërinë pa u ndalur.

“Doing biznes thotë gjithashtu se Shqipëria ka rënë 28 vende në renditje nga taksat represive dhe torturuese të vendosura me shpejtësi në këto katër vite nga Rilindja. Këto taksa që kanë shkatërruar biznesin e ndershëm janë e vetmja mënyrë për të mbushur arkën e shtetit që grabitet sistematikisht nga administratorët e saj të korruptuar, nëpërmjet koncesioneve, tenderave me vetëm një klient dhe shpenzimeve marramendëse të luksit për zyrat e tyre.

Po drogën e luftoi? Përdori goditjen që bëri në Lazarat për ti hapur rrugën një plani gjigant kriminal, duke përmbytur gjithë vendin me kanabis dhe pas kësaj edhe Europën. Atëherë, përse na duhet pra ky kryeministër? Ky duhet vetëm që të rrënojë Shqipërinë deri në fund dhe pa u ndalur. Këtë ky e bën shumë mirë. Ai vetë është edhe halli, edhe e keqja e këtij vendi!', shkruan Vasili. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top