Connect with us

Qeni shpëton foshnjën e varrosur të gjallë në pyll, gojën e kishte plot baltë dhe mezi merrte frymë (Video)

Kuriozitete

Qeni shpëton foshnjën e varrosur të gjallë në pyll, gojën e kishte plot baltë dhe mezi merrte frymë (Video)

Një qenë e shpëtoi një të porsalindur në Kinë, i cila u varros në një pyll sapo ishte lindur, shkruan Telegraph.co.uk, transmeton Indeksonline.

E gjithë ngjarja ndodhi në qytetin e Vutan.

Pronarja e qenit, Yang Jiali tha se ajo gjeti gjurmët e fëmijës kur qeni i saj filloi të gërmoj një vrimë nën një shkurre.

Mjekët lokalë thanë se fëmija rreth një muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se prindërit e foshnjës e kishin varrosur, pasi kanë menduar se ka vdekur.

Song Jue, mjek asistent në qendrën shëndetësore, e përshkroi gjendjen e fëmijës që u gjet më 6 maj në mal, Shikoni videon me poshte:.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Q-osYhl5buc

“Foshnja ishte shumë e zbehtë. Frymëmarrja dhe norma e zemrës ishin ngadalësuar. Djali kishte një temperaturë të ulët të trupit dhe goja e tij ishte plot baltë”, ka thënë mjeku.

Li Feng, drejtor i pediatrisë, ka thënë se situata po përmirësohet dhe foshnja e cila është e gjinisë mashkullore më nuk është në rrezik.

Askush nuk erdhi për fëmijën në spital dhe policia tashmë ka nisur hetimet.

Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh në Kinë, pra ka pasur edhe raste të mëparshme, kur foshnjat janë varrosur të gjalla.

Kjo zakonisht ndodh në zona rurale, ku prindërit shpesh mendojnë që fëmija e tyre ka vdekur.

Megjithatë, në Kinë është e shpeshtë të braktisën apo të varrosen fëmijët të gjallë për shkak të kushteve të rënda ekonomike të prindërve.

Mijëra fëmijë me defekte të lindjes dhe probleme tjera shëndetësore braktisën çdo vit në Kinë./Indeksonline/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top