Connect with us

Qytetarët e “kryqëzojnë” për Tahirin, Rama: Përgjegjësia është individuale, jo e kabinetit

Kuriozitete

Qytetarët e “kryqëzojnë” për Tahirin, Rama: Përgjegjësia është individuale, jo e kabinetit

Qytetarët e “kryqëzojnë” për Tahirin, Rama: Përgjegjësia është individuale, jo e kabinetit

Kryeministri Edi Rama është përballur me komente të shumta nga qytetarët, pas publikimit të përgjimeve nga autoritetet italiane, ku dy të arrestuar për trafik droge, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, përmendin emrin e tij si personi që merrte pjesën për trafikun e drogës.

Qytetarët e kanë “kryqëzuar” kreun e qeverisë lidhur me akuzat për Tahirin.

“Kryeministër do mbahesh në mend për një qeveri kriminelësh, i gjithë kabineti yt i kaluar po del që është i lidhur fuqishëm me krimin. Kot poston foto të punëve të mira që janë bërë për qytetarët. Këto lloj bisedash zbehin çdo të mirë që është bërë nga qeveria kaluar”, shkruan një qytetar.

Ndërkohë Rama i kthehet: “Se për çfarë do mbahem mend unë ti Leonard mos u shqetëso, ti shqetësohu se për çfarë do të të mbajnë mend ty fëmijët e tu dhe lidhjet me krimin leri të provohen nga organet që e kanë për detyrë atë punë, sepse biseda e dy kriminelëve nuk është provë po një arsye për të kërkuar që të provohet sa e vërtetë është! Dhe e fundit zotëri: Nuk ekziston në demokraci koncepti i një kabineti të lidhur me krimin, sepse përgjegjësia është individuale dhe as kolektive, as shoqërore, as farefisnore! Kuptove?! Ik tani dhe mendohu për atë që të thashë në fillim se ka kush mendohet për këto të tjerat”.

Një tjetër qytetar shkruan, “O zoti Kryeministër po e pamë të zezën mbi të bardhë,

e kishin shkruar gjithë mediat italiane dhe për këtë do të gënjeni..”.

Kreu i qeverisë përgjigjet me këto fjalë: “Për të zezë mbi të bardhë atë që pashë edhe unë, bisedën e dy kriminelëve dhe atyre kriminelë nuk u them unë nga vetja, po u thotë policia, prokuroria, gjykata italiane, kështu që mos vrapo ti mbrosh si zëdhënes i së vërtetës se është turp! Ndërkohë unë as mbrojta kënd, as thashë që ata gënjejnë sepse këtë duhet ta provojnë organet ligjzbatuese, prandaj Anisa, ti vazhdo kije inat qeverinë se të njoh nga rrjeti këtu dhe më ki inat edhe mua sa të duash, po kujdesu që mos bëhesh qesharake, sepse inati e bën qesharak njeriun”.

Një tjetër koment drejtuar Ramës është “Çudi, juve Kryeministër kërkoni të vërtetën… Ju duhet të dini gjithçka, siç e dinë të gjithë shqiptaret. Prandaj zoti Kryeministër ka ardhur koha ti tregosh Shqipërisë e shqiptarëve që je me kriminelet, me të korruptuarit apo je për Shqipërinë e për shqiptarët. Në burg Tahirin e të gjithë bukë shkelurit si puna Tahirit. Mundësisht dyfishin e dënimit. Ka ardhur momenti të tregosh në çfarë krahu je”.

Rama përgjigjet me këto fjalë: “Elio, unë nuk di çfarë di ti që flet në emër të të gjithë shqiptarëve, po di që në burg shkon kush shkel ligjin dhe e çon prokuroria e gjykata jo qeveria! Sa për krahun tim, nëse s’e ke marre vesh ende zor se ke për ta marrë vesh, po që ta dish nga unë, jam në krahun ku më kanë mësuar të jem prindërit e mi, ku kam qenë gjithë jetën dhe ku së fundmi ma ka caktuar të jem shumica dërrmuese e shqiptarëve”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top