Connect with us

Rama: Mbledhje qeverie në Dibër sot dhe nesër. Deputeti i LSI: Ju bëfshin mirë jufkat

Kuriozitete

Rama: Mbledhje qeverie në Dibër sot dhe nesër. Deputeti i LSI: Ju bëfshin mirë jufkat

Rama: Mbledhje qeverie në Dibër sot dhe nesër. Deputeti i LSI: Ju bëfshin mirë jufkat

Kryeministri Edi Rama bën me dije se qeveria për dy ditë me radhë duke filluar që sot do të mblidhet në Dibër.

Përmes një postimi në Facebook Rama shkruan se në këto mbledhje do të merren …”vendime, projekte, bashkëqeverisje me njerëzit dhe punë e durim për Dibrën që duam për Shqipërinë që duam”.

Lidhur me këtë njoftim të kryeministrit ka reaguar deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i cili shkruan se qeveria ”Rama 2”, është e para në historinë e shtetit shqiptar, që në përbërje nuk ka dibranë.

Me ironi deputeti shkruan se ata që erdhën në Dibër, sollën hashash e që qeveria solli drogë dhe krim. Në fund, Saphiu i uron mirëseardhjen në Dibër, duke përmendur gatimin tradicional, jufkat.

“Kjo është qeveria e parë në histori pa Dibranë! Mirësevini në Dibër! Dimë si ti presim Jabanxhinjtë! Këta të fundit pasi na sollën hashashin, na sollën dhe veten që ti njohin Dibranët!

Mirë e bënë. Shihini mirë o njerëz, kjo është qeveri jabanxheshe që na solli drogë e krim! Nuk e lan i gjithë uji i Korabit e as Drini poshtërsitë që i kanë bërë Dibrës! Sidoqoftë, mirësevini në Dibër e ju bëfshin mirë jufkat”, shkruan Spahiu. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top