Connect with us

Rama në Maqedoni, takon Zaev: Dy vendet bashkëpunim në rrugën Euroatlantike

Kuriozitete

Rama në Maqedoni, takon Zaev: Dy vendet bashkëpunim në rrugën Euroatlantike

Rama në Maqedoni, takon Zaev: Dy vendet bashkëpunim në rrugën Euroatlantike

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev priti mbrëmë në kabinetin e tij kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po qëndron në Shkup në kuadër të Samitit të 100 të Europës Juglindore.

Siç informojnë nga kabineti qeveritarë, Rama i ka uruar Zaevit për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, transmeton Zhurnal.mk.

"Rezultati nga zgjedhjet është në agjendën e demokracisë si dhe përkrahja e politikave reformuese për të gjithë, ato janë fitore për një koncept shoqërorë, do bëjmë gjithçka që duhet që të sigurojmë besimin e qytetarëve dhe të bëjmë jetë kualitative", ka thënë Zaev.

Dy kryeministrat Rama dhe Zaev konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirëfilltë politik dhe çështje jo të hapura dhe se duhet të bashkëpunojnë në sferat integruese ekonomike.

"Qeveria do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet fqinjësore me miqtë e rajonit për hapjen e rrugës drejt Natos dhe BE", ka thënë Zaev. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top